Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Hamilton: Përgëzime Mercedesit, fitorja për të gjithë miqtë e mi!

Skuadra Mercedes është kampione e botës për kontruktorë, ndërsa Lewis Hamiltonit i duhet edhe një sforco e vogël për të rrëmbyer zyrtarisht titullin e katërt në karrierë. Në përfundimit të Cmimit të Madh të Amerikës, ku e kaloi i pari vijën e finishit, piloti britanik u shpreh:

“Urime skuadrës për fitoren. Ky vit ka qenë i pabesueshëm. Kemi punuar të gjithë si skuadër dhe jam krenar për këtë. Sidomos për faktin që makina ka patur shumë ndryshime.”

Hamilton e konsideroi një fitore të mrekullueshme suksesin në Austin, por nuk harroi të përgëzonte edhe rivalin e Ferrarit, Vettel, për garën e zhvilluar.

“Ishte një garë e madhe, një nga më dëfryeset. Sebastian e nisi shumë mirë, por unë e dija që mund ta parakaloja. Arrita të ruaja ritmin dhe ta lija pas, janë pikërisht këto momente për të cilat jetoj. Më surprizoi Vettel, sepse u tregua shumë korrekt. Mendoj se ishte një fitore e jashtëzakonshme edhe për të gjithë miqtë e mi që kishin ardhur për të më ndjekur.”

Nga ana tjetër, Vettel e pranoi se e kishte të pamundur të ndalte Hamiltonin dhe kjo ndodhi për problemet e Ferrarit. Gjithsesi, gjermani i “Kokëkuqes” u shpreh i bindur se e ardhmja i përket skuadrës italiane.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...