Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Miqësorja me Turqinë, Panucci theksin te taktika

Berisha duket në formë, të paktën në goditjet e përgatitësit të portierëve Bozhiqi, mund të vini bast se dhe Strakosha po ashtu. Në Antalia, aty ku Kombëtarja nis sprintin drejt një misioni të ri, atij për “Euro 2020” dhe pjesëmarrjen në Nations League, kompeticion që do të transmetohet ekskluzivisht në Supersport, kuqezinjtë e Panuccit kanë zhvilluar dhe seancën stërvitore të pasdites këtë të enjte.

Panucci ka preferuar t’i ndajë lojtarët në dispozicion në dy grupe. Në 20 minutat e para zhvilluanme ushtrime shpejtësie e natyrisht dhe rituali i shkrydhjes.

Punohet në planin fizik, e pa dyshim edhe në atë taktik, Panucci në seancën e fundit ka zhvilluar edhe një ndeshje kontrolli, duke aplikuar versione të ndryshme të vendosjes së futbollistëve në fushë. Trajneri italian ka përzier kartat për të vlerësuar pozicionet dhe rendimentin e gjithsecilit.

Ndryshe nga një ditë më parë, Panuci ka hedhur në fushë dy skuadra të ndryshme, për t’i vënë në provë futbollistët në situata taktike nga më të ndryshmet. Panucci këtë herë mund të punojë i qetë, larg syve kurreshtarë, dhe është me mjaft interes të shihet se cfarë do të ofrojë në testin e kësaj të hëne përballë Turqisë, preludin e një fushate të re për Kombëtaren.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...