Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ringrita e Chapecoenses, siguron mbijetesën 3 javë përpara fundit (Video)

Chapecoense ia del. Skuadra nga Santa Catarina arriti të siguronte mbijetesën në Brasilerao, kategoria elitare e futbollit në kampionatin brazilian, 3 javë përpara fundit të sezonit. Klubi i goditur nga tragjedia më e madhe e kohëve të fundit me vdekjen e 19 futbollistëve si pasojë e një aksidenti ajror, më 28 nëntor të vitit të kaluar, fitoi 2-1 ndaj Vitoria me gola të Arthur dhe Tulio de Melo duke siguruar shpëtimin. Skuadra bardhegjelbër, me një përbërje krejtësisht të re futbollistësh, ngjitet në kuotën e 47 pikëve, në vendin e dhjetë.

Një “mbijetesë” e fituar në fushën e lojës. Federatat Braziliane e Futbollist vendosi bashkë me klubet e tjera që për tre sezone, Chape nuk do të binte një kategori më poshtë, sepse skuadra kishte nevojë të rindërtohej pas tragjedisë ajrore. Megjithatë, ky klub e kishte refuzuar privilegjin dhe fitorja 2-1, edhe pse e nisi ndeshjen në disavantazh, i ka dhënë mundësinë skuadrës të festojë arritjen e objektivit. Festa ka qenë më e bukur pasi pjesë e ekipit ka qenë edhe portieri Jakson Follmann, i mbijetuari i tragjedisë.

https://www.youtube.com/watch?v=d57acxMfoVg

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...