Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi – Partizani, barazimi s’vlen në “Zeqir Ymeri”, Laçi për pikë në Gjirokastër

Barazimi i Skënderbeut në Korçë me Kamzën si dhe fitorja e Flamurtarit me Lushnjën në “Roza Haxhiu”, kanë vënë nën presion të madhe Kukësin, ekipin kampion në fuqi të Superiores, që sot, në orën 14:00, pret Partizanin në “Zeqir Ymeri”. Për presidentin Safet Gjici, fitorja ka vlerë të disafishtë, në radhë të parë për të rimarrë vendin e dytë, por edhe për të përfituar nga gabimi i Skënderbeut, që, gjithsesi, mbetet i shkëputur në krye. Aq më tepër përballë “të kuqve”, që kanë qenë rivalë të fortë për trofe, sidomos në sezonin e kaluar, suksesi do të vlente më tepër se 3 pikë.

Në Kukës, Milinkovic ndihet i rrezikuar pas 3 barazimeve radhazi dhe diferencës -8 nga Skënderbeu kryesues, por kjo me Partizanin mund të jetë ndeshja e kthesës për të dhe Kukësin. Katër takimet e fundit mes dy ekipeve nuk kanë prodhuar fitues dhe të mundësh Partizanin, që gjithashtu ka nevojë për pikë, duket një detyrë e vështirë, megjithatë duket se këtë herë Milinkovic nuk ka shumë zgjedhje, pasi pozitat e tij do të rëndoheshin dhe më tepër. Në krahun tjetër, Partizani ka një seri prej 3 humbjesh radhazi, të shoqëruara dhe me 3 ndeshje pa gol, që konfirmojnë mbi të gjitha dhe problemin në sulm. Takimi i parë i Starovës në stol nuk solli ndonjë ndryshim dhe për faktin se periudha ishte tejet e shkurtër, por dhe për të kuqtë vlen i njëjti diskutim si te Kukësi, duhet rezultati.

Në të njëjtën orë, pra në 14:00, në Gjirokastër luhet një sfidë mjaft interesante mes Luftëtarit vendas dhe Laçit. Te “bluzinjtë” vazhdojnë ta vuajnë humbjen në shtëpi e Teutën, duke ia faturuar këtë disfatë gjykimit, nga ana tjetër Laçi shkon me moral të lartë në qytetin e gurtë pas fitores 1-0 me Partizanin. Trajneri Hasan Lika e ka të qartë se përballë kurbinasve nuk do të jetë e lehtë. Skuadra e Mezanit në 5 takime që ka zhvilluar deri tani jashtë fushë, në tre prej tyre ka marrë pikë, madje dy fitore dhe një barazim, ndërsa Luftëtari në fushën e tij rezulton të jetë mes më të dobëtave me vetëm një fitore e një barazim në 5 takime. Për shumë arsye Luftëtari – Laçi mbetet një përballje e hapur, kur presioni natyrisht është te vendasit, që duan t’i largohen sa më parë zonës së ftohtë.

Java 11

Lushnja – Flamurtari           0-1

Skënderbeu – Kamza           1-1

Teuta – Vllaznia                    1-0

Sot, ora 14:00

Kukësi – Partizani

Luftëtari – Laçi

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...