Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Agjenti” Shaw në “terren”: Po mundohem të bind dy lojtarë për t’u transferuar në “Old Trafford”

Kombëtarja e Anglisë vijon të jetë e grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024. Britanikët e fituan sfidën e parë ndaj Maltës në transfertë me shifrat 0-4 ndërsa tashmë synojnë një tjetër trepikësh në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut për të blinduar edhe më shumë pozitat në Grupin C, aty ku “Tre Luanët” e trajnerit Gareth Southgate janë në vendin e parë me pikë të plota pas tre ndeshjeve të para.

Por, edhe pse në mes të grumbullimit, nuk harrohet edhe fakti se jemi në periudhë merkatoje dhe futbollistët e kombëtares angleze janë ndër më të preferuarit teksa emra si Harry Kane dhe Declan Rice mbeten në qendër të vëmendjes. Shumë klube po punojnë për të marrë shërbimet e tyre, e ndër to edhe Manchester United që duket se ka nisur një “mision të fshehtë” pasi është Luke Shaw, i cili po mundohet të bind dyshen t’i bashkohet në “Old Trafford”.

Lexo edhe:

“Do të doja shumë që disa prej futbollistëve të kombëtares të më bashkoheshin te Manchester United. Po flas me disa prej tyre, veçanërisht me Kane dhe Rice dhe po i tregoj se sa klub i madh është United. Unë e njoh mirë kualitetin e këtyre lojtarëve dhe nëse vijnë te United do të na ndihmonin shumë, por i takon drejtuesve të klubit nëse do të investojnë. Nuk e di çfarë ndodh edhe me klubet e tyre respektive, por nëse do të ishte në duart e mia do t’i transferoja menjëherë”, u shpreh Shaw.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...