Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

ANALIZË KUQEZI/ Kuqezinjtë me indeksin më të lartë, cilët janë 3 më të mirët

Shqipëria zhvilloi një edicion fantastik në eliminatoret e Euro 2024, duke siguruar vendin e parë në grupin E dhe kualifikimin në Europianin Gjermani 2024.

Emisionin “ANALIZË KUQEZI”, që transmetohet çdo të hënë në SportNews (18:00) nën drejtimin e gazetarit Sokol Xhihani dhe videoanalistit Fation Bardhi, publikoi shifrat e kuqezinjve.

Tre më të mirët e kësaj fushate janë Jasir Asani, njeriu i eurogolave, Nedim Bajrami dhe Etrit Berisha.

 

Asani ka indeksin më të lartë: 8.8, ndërkohë që lojtari i Sassuolos dhe “gardiani” i Empolit e ndjekin në renditjen e lojtarëve më rezultativ me nga 8.6.

Lexo edhe: 

Performancë shumë e lartë është nga 85-100.

Performancë e lartë është nga 75-84.

Performanca e mirë është 65-74.

Performancë mesatare është nga 55-64.

Performancë e ulët është nga 45-54.

Pra, numrat nga 75 e lart konfirmojnë se kombëtarja jonë ka bërë një sezon fantastik. Ku lojtari me indeksin më të ulët është një lojtar që ka bërë një performancë shumë të lartë.

Parimi bazë i krijimit të indeksit është faktori se sa vendimtar ka qenë një futbollist gjatë eliminatoreve. Parametrat janë në varësi të rolit.

Janë 4 parametra për çdo rol plus 2 variabël, që vendosen në algoritmin e platformës ku dalin të dhënat. Dhe krijohet një numër unik.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...