Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Ancelotti i lumtur për karakterin e skuadrës: Luajtëm keq, Kross të marrë një vendim!

Real Madrid nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Shakhtar Donets në transfertë, megjithatë Los Blancos janë të sigurt për kualifikimin në fazën e 1/16-tave. Pas sfidës, tekniku Carlo Ancelotti e theksoi se skuadra e tij ishte autore e një paraqitje të dobët, megjithatë theksoi se është i lumtur për karakterin e treguar nga ekipi ndërsa shtoi se Toni Kroos duhet të marrë një vendim nëse do të tërhiqet apo do të vazhdojë karrierën.

“Nuk kemi luajtur aspak mirë, por kjo skuadër nuk dorëzohet kurrë. Jemi të kualifikuar, por plani ndaj Shakhtar nuk shkoi sipas parashikimeve. Loja u komplikua pasi na shënuan, luajtëm keq. Megjithatë, ndonjëherë futbolli është i tillë, i vetmi aspak pozitiv është fakti që ekipi tregoi karakter dhe nuk u dorëzua. Është e vështirë të fitosh ndaj Shakhtarit, e rëndësishme është që jemi në fazën tjetër.

Kroos? Situata me të është shumë e qartë, për mua ai duhet të marrë një vendim. Duhet të vendosë nëse do të qëndrojë apo do të tërhiqet, ka qenë një ndër më të mirët përgjatë gjithë këtyre viteve”, u shpreh Ancelotti.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...