Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayern identifikon pasuesin e Sommer, akord pesëvjeçar me një izraelit

Roli i portierit mbetet një pikë delikate për Bayern Munich edhe këtë fillim të sezonit. Manuel Neuer është ende në fazën e rikuperimit ndërsa nga skuadra u largua Yann Sommer që preferoi një aventurë te Inter në Serie A.

Aktualisht, numri një i bavarezëve është Sven Ulreich, megjithatë trajneri Thomas Tuchel ka nevojë për alternativa në pritje të rikthimit të Neuer. Ndaj, drejtuesit kanë gjetur akordin me një portier që mbërrin nga Izraeli. Fjala është për Daniel Peretz që së fundmi ishte pjesë e Maccabi Tel Aviv, teksa Bayern do të paguajë pesë milionë euro plus bonuse për shërbimet e 23-vjeçarit.

Lexo edhe: 

Peretz pritet të luajë edhe një ndeshje të fundit me Maccabin para se të fluturojë në fundjavë për në Munich aty ku do të kryejë vizitat mjekësore për t’u zyrtarizuar më pas si një lojtar i Bayernit. Palët kanë një marrëveshje për një kontratë pesëvjeçare me Peretz që do të firmosë deri në vitin 2028.

Kështu, 23-vjeçari dhe Ulreich do të luftojnë për statusin e titullarit, të paktën deri kur të rikthehet Manuel Neuer i cili pritet të vendoset sërish mes shtyllave, edhe për t’i “dhënë një dorë” para Europianit të verës së ardhshme, me eventin që zhvillohet pikërisht në Gjermani.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...