Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Braktisi ndeshjen vendimtare pas pushimit, futbollisti i Ganës sqaron arsyet

Gana e mbylli në grupe aventurën e saj në këtë Kupë Bote teksa vendimtare rezultoi ndeshja ndaj Uruguait të cilën e humbën me rezultatin 0-2. Në fakt, kombëtarja afrikane pati mundësinë e para të kalonte në avantazh me anë të Andre Ayew, por ky i fundit gaboi nga pika e bardhë duke u ndalur nga portiere Rochet.

Në pjesën e dytë, kapiteni nuk zbriti në fushë duke surprizuar të pranishmit, megjithatë me anë të një reagimi të gjatë në rrjetet sociale shpjegon edhe arsyet. Në fakt, Ayew-t iu desh të largohej nga stadium për shkak se vajza e tij hasi në probleme shëndetësore dhe iu drejtua spitalit ndaj futbollisti që aktivizohet në radhët e Al-Sadd braktisi kombëtare dhe shkoi pranë fëmijës së tij.

“Rezultati final nuk ishte ai që ne dëshironim, por për fat të keq duhej t’i jepnim fund turneut. Jam shumë krenar për të gjithë shokët sepse ishim shumë të bashkuar si brenda ashtu edhe jashtë fushe. E gjitha ishte për vendin tonë, për Ganën. Për mua personalisht, ditët e fundit kanë qenë shumë të vështira. Vajzës sime iu desh të shkonte me urgjencë në spital dhe vetëm falë Zotit, tashmë është mirë. Këto momente më bëjnë edhe më të fortë dhe besoj se kështu do të jetë edhe kombëtarja. I falenderoj të gjithë për lutjet dhe mbështetjen”, shprehet Ayew.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...