Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Brdaric: Urime djemve, ndeshja ishte perfekte. Aralica? U tregua budalla

Vllaznia zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në barazimin 1-1 ndaj Teutës, edhe pse luajti me një lojtar më pak për rreth 1 orë. Tekniku gjerman i kuqebluve, Thomas Brdaric vlerësoi shumë lojën e djemve të tij, teksa analizoi çfarë ndodhi në “Elbasan Arena” në prononcimin për “Gol pas Goli” në Supersport.

Dua të them vetëm lavdërime për ekipin tim sot, luajtëm më shumë se 60 minuta me dhjetë lojtarë kundër kampionëve në fuqi. Ndeshja ishte perfekte, do të kishte shkuar gjithçka ndryshe nëse do të shënonim të parët.

Sulmi? Është një punë në grup. Ne fitojmë, barazojmë dhe humbasim bashkë. E treguam sot dhe ndaj Skënderbeut, takime ku kemi mbetur me 10 lojtarë: skuadra ka karakter dhe shumë zemër, duhet të gjejmë fuqinë për të zgjidhur problemet që kemi”, deklaroi trajneri gjerman, i cili ndalet edhe te tensioni që krijon Vllaznia.

“I shtyjmë lojtarët që të shkojnë në maksimumin e tyre. Duhet të bisedojmë me lojtarët për të shmangur kartonë të tillë të kuq, por do e shoh përsëri rastin. Është thjesht një vlerësim budallai tani që po e shoh, është i tepruar.

Ishte ndoshta pak e ekzagjeruar ndërhyrja e Aralicës, por nuk është se mund t’i vë faj të madh. Donte të merrte topin, nuk kishte qëllim të keq, por e gjykoi gabim situatën.

E përsëris, nëse do ta shënonim ne golin e parë, ndeshja do të merrte një drejtim tjetër. Teuta ishte një skuadër pak më ndryshe, kanë ndryshuar trajnerin. Ata mbetën kampionët e sezonit të kaluar, janë pothuajse ai ekip që fitoi kampionatin.

Arritëm të luanim mirë, e patëm Teutën nën kontroll, por më pas ndodhi ajo ndërhyrje pas 30 minutave dhe gjërat mund të kishin shkuar më ndryshe”, përfundoi trajneri i skuadrës shkodrane.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...