Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Chelsea gati të shesë Aubameyang, ka vetëm një kusht

Chelsea si duket do të vazhdojë me largimet këtë merkato vere, dhe i sakrifikuari i radhës do të jetë i ‘padëshiruari’ Aubameyang. Londinezët do të pranonin shitjen e sulmuesit nga Gaboni nëse në drejtim të tyre vjen një ofertë prej 5 milion paundësh. Sulmuesi mbërriti në “Stamford Bridge” verën e kaluar nga Barcelona për shifrën e 12 milion paundve, në kohën kur ekipin drejtohej nga gjermani Thomas Tuchel.

Por si në drejtimin e Tuchel edhe nën drejtimin e Graham Potter dhe më pas Frank Lampard ai nuk arriti që të justifikojë investimin e bërë për të duke u lënë jashtë ekipit. Megjithatë, klubi duket se dëshiron ta rekuperojë sadopak shifrën e shpenzuar për Aubameyang dhe nuk do që ta lërë atë të largohet falas. Prandaj klubi i ka vendosura atij një çmim, kush dëshiron shërbimet e sulmuesit duhet t’i paguajë Chelseas 5 milion paund.

Lexo edhe: 

Sipas, Fabrizio Romano 34-vjeçari ka arritur marrëveshjen personale për transferimin në Ligue 1 te ekipi i Marseille dhe tani duhet të arrihet vetëm akordi midis dy klubeve. Aubameyang bëri 21 paraqitje për Chelsean në sezonin e kaluar duke arritur të shënojë vetëm 3 gola dhe më pas duke u lënë jashtë ekipit si nga Graham Potter ashtu edhe nga Frank Lampard.

Chelsea e kishte ofruar Aubameyang në Arabinë Saudite, me sulmuesin që kishte refuzuar pasi dëshiron një rikthim në Francë atje ku ka kaluar një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij, ku më përpara është aktivizuar në klube si Dijon, Monaco, Lille apo Saint-Etienne përpara se të transferohej në Gjermani tek Borusia e Dortmundit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...