Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Trajneri Linfield paralajmëron skuadrën: Përgatituni për më të keqen, në Shqipëri na lanë pa top

Vllaznia e nisi me një humbje 3-1 aventurën europiane në raundin e parë të Conference League në Irlandën e Veriut përballë Linfiled. Edhe pse një rezultat i vështirë për t’u përmbysur, ai gol i Marko Juric në fundin e ndeshjes jep shpresë për shkodranët e trajnerit Migen Memelli.

Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë të enjten mbrëma në Loro Boriçi dhe këtë e di fare mirë edhe trajneri i Linfield, David Healy. Ky i fundit shprehet se e ka paralajmëruar skuadrën për atë që e pret në Shqipëri ndërsa tregon se e ka vizituar më parë vendin tonë me kombëtaren e Irlandës së Veriut dhe se nuk ruan një kujtim të bukur, edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje miqësore.

“Ajo që na pret është një klimë e nxehtë, armiqësore dhe e ethshme. Kam qenë disa herë në Shqipëri dhe nga eksperiencat e kaluara nuk është një vend i këndshëm për të luajtur futboll. Vllaznia kishte disa qindra fansa në Belfast dhe krijuan atmosferë, por në Shkodër do të jetë një atmosferë e 100-fishuar. Megjithatë, duhet të jemi të fokusuar te vetja jonë, të tregohemi profesionistë brenda dhe jashtë fushe. Kemi punë për të bërë.

Lexo edhe: 

E mbaj mend kur luajtëm në Shqipëri me Irlandën e Veriut, ndeshja u luajt në stadiumin kombëtar në Tiranë. Ekipit vendas i takon të kujdeset për topat, konat gjithçka duhet për një stërvitje para ndeshjes. Por, kur shkuam në stadium një orë para ndeshjes nuk kishte asgjë. Nuk kishte topa, dhe bëhej fjalë për thjesht një ndeshje miqësore.

Shpresoj që Vllaznia të mos jetë kështu dhe të na kthej të njëjtën pritje siç iu bëmë ne. E di që do të jetë një udhëtim sfidues dhe i kam paralajmëruar lojtarët për çdo lloj provokimi. Shpresoj që falë etikës së punës të kalojmë në raundin tjetër”, u shpreh Healy.

Kujtojmë se ndeshjen mes Vllaznisë dhe Linfield të vlefshëm për raundin e parë eliminator të Conference League do të mund ta ndiqni ekskluzivisht të enjten në SuperSport 2 duke nisur nga ora 20:45.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...