Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Chelsea në majën e Olimpit të futbollit, Thuchel leksion Guardiolës

Chelsea i Londrës në çatinë e botës. Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel mposhti 1-0 ManchesterCity-n në finalen e madhe të Champions League, duke triumfuar për herë të dytë në histori në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube. Një sukses më se i merituar nga blutë e Londrës, falë golit të gjermanit Kai Havertz në minutën e 42-të, pas një pasimi perfekt të marrë nga Maison Mount, duke përmbyllur në mënyrën e duhur një kundërsulm të shpejtë.

Një tjetër dështim për Pep Guardiolën në Champions, ose më saktë ky duel trajnerësh u fitua nga Thomas Tuchel, që kishte hedhur në fushë një formacion të ndërtuar për t’i bërë ballë cilësisë së kundërshtarit, por në të njëjtën kohë e aftë për të qenë e rrezikshme në çdo dalje në sulm. E vështirë të veçosh një lojtar të Chelsea-t, që funksionoi si një trup i vetëm, me shpirt të lartë sakrificë.

Një tjetër trofe i madh i shtohet palmaresit të Chelsea-t në epokën e Roman Abramovichit, pasi përveç dy Champions, ka fituar edhe dy Europa League, pesë tituj të Premier League-s, pesë FA Cup dhe pesë League Cup.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...