Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Chelsea ofron 40 milionë paund për sulmuesin 21-vjeçar, Everton e refuzon

Pas largimeve të Werner dhe Lukakut, Chelsea është duke punuar shumë për të përmirësuar sulmin dhe këtë ka në plan ta bëjë me një afrim të ri.

Emri në krye të listës së “Bluve” të Londrës është Anthony Gordon, me 21-vjeçarin që aktualisht ndodhet në pronësi të Everton.

Sipas raportimeve nga mediet britanike, një ofertë prej 40 milionë paundësh e bërë për sulmuesin është refuzuar menjëherë nga Everton, që nuk pranon ta lërë “xhevahirin” e skuadrës të largohet.

Gordon ka kontratë deri në 2025-ën me “The Toffees” dhe duket e vështirë që të bëhet i mundur kalimi i tij te Chelsea.

21-vjeçari ka qenë pjesë e Everton që fëmijë dhe “Blutë” e qytetit të Liverpoolit e shikojnë si garanci të së ardhmes sulmuesin.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...