Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Dabbur dhe Herzog paralajmërojnë Shqipërinë

Fitorja ndaj Skocisë ka rikthyer optimizmin te Izraeli që tashmë synon të mposhtë edhe Shqipërinë për të ngjitur në vendin e parë të grupit 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Sulmuesi i Salzburg Munas Dabbur dhe trajneri austriak Andreas Herzog për mediat vendase u shfaqën entuziastë.

“Ishte shumë e rëndësishme të fitonim ndaj Skocisë. Mua personalisht më është dukur si fitorja e parë në karrierë. Më vjen mirë që arritëm të merrnim rezultat, pasi kemi luajtur bukur. Kemi bërë futboll të mirë dhe në fund ia dolëm. Ishte ndeshja ku të gjithë lojtarët kërkonin maksimumin dhe Skocia mjaftohej edhe me një pikë. Në ndeshjen ndaj Shqipërisë unë do të luaj edhe nëse do kem vetëm një këmbë”, theksoi Dabbur.

Ndërkohë, pas ndeshjes me Skocinë foli edhe vetë trajneri Herzog.

“Jam i lumtur me fitoren, por duhej të kishim luajtur më mirë në minutat e fundit. Të dielën ndaj Shqipërisë do të jetë një ndeshje tjetër, por unë pres vetëm fitore. Stadiumi në Ber Sheva është shumë i bukur dhe duhet të tregojmë se jemi në gjendje të marrim dy fitore radhazi. Jam gjithmonë optimist, ndaj i bëj komplimente skuadrës edhe kur humbim. Besoj se do të vazhdojmë këtë ecuri të mirë, duke tentuar vendin e parë në grup”, theksoi Herzog.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....