Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dëmtim i rëndë/ Arbitri i njohur mbyll sezonin, por rrezikon edhe karrierën

Dëmtim i rëndë/ Arbitri i njohur mbyll sezonin, por rrezikon edhe karrierën
Dëmtim i rëndë/ Arbitri i njohur mbyll sezonin, por rrezikon edhe karrierën

E shtuna duhej të ishte një ditë feste për arbitrin e mirënjohur gjerman, Felix Brych, që me sfidën Eintracht Frankfurt-Stuttgart, çonte në 344 numrin e ndeshjeve të gjykuara në Bundesligë, aq sa Wolfgang Stark, që mbante edhe rekordin i vetëm.

Megjithatë festa zgjati vetëm pak për 48-vjeçarin Brych, i cili pësoi një dëmtim të rëndë pas rreth 30 minutash dhe u zëvendësua nga gjyqtari i katërt, në mënyrë që ndeshja të vijonte rregullisht.

Lajmi më i keq ishte ai që erdhi më pas, sepse ekzaminimet konfirmuan se Felix Brych ka këputur ligamentin e kryqëzuar dhe do të duhet t’i nënshtrohet operacionit.

Lexo edhe: 

Natyrisht ky është një nga dëmtimet më të rënda dhe mund të thuhet me siguri se sezoni për arbitrin 48-vjeçar gjerman, ka përfunduar tashmë. Dëmtime të tilla, lënë 7-8 muaj larg fushave edhe futbollistët, teksa koha e rikuperimit te Brych mund të shkojë edhe më shumë, duke llogaritur vitet mbi supe.

Media gjermane nuk përjashton edhe mundësinë e tërheqjes përfundimtare të arbitrit, pasi një qëndrim kaq i gjatë larg fushave, mund të jetë i pamundur për t’u rikuperuar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...