Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Dëmtimi i “raketës” së krahut, Klopp i trembet skenarit më të keq

Dëmtimi i Andrew Robertson shqetëson Liverpoolin. Anësori i majtë, i cili mban shiritin e kapitenit në kombëtaren e Skocisë, dëmtoi shpatullën gjatë përballjes së 12 tetorit Spanjë-Skoci (2-0).

29-vjeçari doli nga fusha në fundin e pjesës së parë. Robertson u rikthye menjëherë në klubin e tij, duke iu nënshtruar testeve të specializuara mjekësore.

Jurgen Klopp dhe tifozët e The Reds shpresojnë që “raketa” e krahut të mos ketë probleme serioze. Dhe të rikthehet sa më shpejt në dispozion të skuadrës.

Por, te Liverpooli i tremben edhe skenarit më të keq. Lëndimet në shpatull janë serioze dhe rreziku më i madh lidhet me një mungesë prej 4 muajsh.

Lojtari i lindur në Glasgow luan me skuadrën historike angleze prej verës së vitit 2017. Kur u ble nga Hull City për 9 mln euro.

Robertson është kthyer prej vitesh në një pikë kyçe të formacionit të skuadrës së drejtuar nga Klopp, duke qenë një garanci në linjën e majtë.

Liverpool kthehet në fushë të shtunën përballë Evertonit. Derbi i zjarrtë i qytetit do të zhvillohet të shtunën e 21 tetorit (13:30) dhe do të transmetohet në SuperSport 2.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...