Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dilaver çon Vllazninë në delir, Kukësi bën detyrën, Teuta e abonuar me barazimet

Vazhdon momenti i artë i Vllaznisë në kampionat. Ekipi shkodran mposhti 1-0 Partizanin në “Loro Bori0çi” dhe mbetet në krye të Superiores me 19 pikë, tri më shumë se Kukësi ndjekës. Në impiantin e Shkodrës vendosi goli i shënuar nga Dilaver në minutën e 86-të, pas asistit të marrë nga Santos, duke përmbyllur me sukses një kundërsulm të shpejtë të vendasve, në momentin kur të kuqtë po ushtronin presion në gjysmëfushën e tyre.

Deri në këto momente loja ishte zhvilluar e qetë nga të dyja skuadrat, teksa momentet më pikante ishin ato të pjesë së dytë. Në të 60-tëm Imami i ndërhyn në momentin e fundit Esat Malës, në të 67-tën goditja e Solomonit tundi rrjetën e jashtme ndërsa në të 77-tën Ymeri me anë të një goditje të lirë e çoi topin mbi tra.

Me Asanin, Bardhin dhe Melon në fushë në vend të Carës, Malës dhe Cardozos, të kuqtë nisën të shtynin në gjysmëfushën e Vllaznisë, por gabuan në rreshtin në kundërsulmin e shkodranëve 6 minuta para kohës së rregullt, duke pësuar një gol të cilën nuk patën kohë dhe forcë ta rikuperonin në minutat e mbetura. E ligjshme festa e kuqebluve në momentin e shënimit dhe pas vërshëllimit të fundit të gjyqtarit, pasi po i dëfrejnë tifozë shkodranë si me lojë dhe me rezultate.

Kukësi bëri detyrën ndaj Skënderbeut, duke fituar 3-1 në “Elbasan Arena” ndaj Skënderbeut, ku në asnjë moment nuk e vuri në diskutim suksesin. Për skuadrën e drejtuar nga Gega shënoi dy gola Eze, në minutën me 19-të (pas krosimit të Kotobellit) dhe në të 48-tën, i shërbyer nga Ibraimi.

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut spikati si asistues edhe në rastin e golit të tretë të shënuar nga Leira në minutën e 52-të. Pas këtij momenti, verilindorët e ulën disi vigjilencës çka solli golin e vetëm të Skënderbeut, të shënuar nga Mensah në minutën e 72-të.

Teuta është e “mallkuar” të barazojë në këtë fazë të parë të kampionatit. Në javën e tetë regjistroi barazimin e shtatë, këtë herë 1-1 përballë Laçit në “Niko Dovana” në sfidën debutuese të trajnerit Shpëtim Duro në krye të kurbinasve. “Djemtë e Detit” shënuar që në minutën e tretë me Dejvi Bregun, por Laçi barazoi në fundin e pjesës së parë me 11-metërshin e shndërruar në gol nga Nwabueze.

 

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...