Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Do të jetë Messi ndaj Interit? Ja çka ndodhur sot në stërvitje

Messi po apo Messi jo? Tek Interi, kundërshtari i radhës i Barcelonës në Champions, po fërkojnë duart, duke shpresuar që argjentinasi të mos jetë i gatshëm për takimin e kësaj të mërkure në “Camp Nou”. Skuadra zikaltër është nga të vetmet që “Pleshti” nuk i ka shënuar.

Në seancën stërvitore të kësaj të hënë, Leo është stërvitur fillimisht me grupin, më pas ka bërë ushtrime specifike. Kjo të bën të mendosh se do të jetë në listën e të grumbulluarve për sfidën e pas dy ditëve.

Valverde, të cilit i është dashur të heqë dorë nga fëmija mrekulli, Ansu Fati, shpreson të këtë në dispozicion përveç Messit edhe Dembelenë. Ndaj Getafes, në sulm u aktivizuan Carles Perez, Suarez dhe Griezmann.  “El Mundo Deportivo” lë të kuptohet që i njëjti “tredhëmbësh” do të hidhet në fushë edhe ndaj Interit, pasi nuk mund të rrezikohet me aktivizimin e Messit titullar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...