Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dy finale në SuperSport/ Liverpool për hakmarrje ndaj Man City, Bayerni sfidon Leipzigun

Anglia dhe Gjermania janë gati për të mësuar superkampionen e sezonit të kaluar. Liverpool dhe Manchester City do të përballen sot në finalen e Community Shield, ndryshe Superkupa e Anglisë.

Përballja do të zhvillohet në “King Power Stadium”, stadiumin e Leicester City, dhe do të transmetohet në SuperSport 2 duke nisur prej orës 18:00. “The Reds” do kërkojnë suksesin numër 16, teksa nuk e fitojnë këtë trofe prej vitit 2006.

City e ka fituar vetëm gjashtë herë këtë trofe, ndërkohë që triumfi i fundit u regjistrua në vitin 2019. Ekipi i Klopp do të tentojë hakmarrjen ndaj djemve të Guardiolës për humbjen e titullit kampion në javën e fundit. Po si pritet të rreshtohen skuadrat në këtë sfidë të zjarrtë?

LIVERPOOL

MANCHESTER CITY

Betejë edhe në Gjermani mes kampionëve të Bayernit dhe Leipzigut, kampionëve dhe ekipit që fitoi Kupën. Dueli do të luhet në “Red Bull Arena” të Leipzigut, nis në orën 20:30 dhe mund ta ndiqni ekskluzivisht në SuperSport 3. Bayerni është skuadra rekordmene me 9 suksese, ndërsa ekipi i Tedescos nuk e ka fituar kurrë më parë këtë trofe.

Po si pritet të rreshtohen ekipet në këtë takim të fortë? Bavarezët luajnë për herë të parë pa Robert Lewandowskin. Gnabry në majë të sulmit në vend të polakut, teksa pas tij vjen treshja Muller-Mane-Sane.

LEIPZIG: Gulacsi; Simakan, Orban, Halstenberg; Henrichs, Kampl, Laimer, Angelino; Nkunku, Silva, Olmo.

BAYERN MUNICH: Neuer; Davies, Hernandez, De Ligt, Mazraoui; Kimmich, Gravenberch; Sane, Muller, Mane; Gnabry.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...