Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Dy “yje” të Superiores drejt Polonisë? Ja çfarë shkruajnë portalet e këtij vendi

Kampionati polak po shndërrohet një nga destinacionet më të preferuara të futbollistëve shqiptarë, që kërkojnë të hedhin një hap më cilësor në karrierë, për t’u katapultuar me pas në skuadra më të mëdha në Europë. Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka (edhe Lirim Ksatrati) janë te Legia e Varshavës, së fundmi edhe dy lojtarë shumë të rëndësishëm të Superiores mund të transferohen në “Estraklasa”. Bëhet fjalë për Julian Shehun dhe Taulant Seferin. Mediat polake shkruajnë për transferimin e dy “yjeve” të Superiores tek Widzew Lodz, skuadër e sapongjitur në elitën e futbollit polak.

Nëse për ish-mesfushorin e Laçit (Shehu njoftoi se e ka mbyllur me ekipin kurbinas) transferimi duket më i thjeshtë, për Seferin çështja është më e komplikuar. Presidenti Halili e ka bërë të qartë se do ta lejojë largimin e sulmuesit vetëm për një ofertë të parezistueshme. Tashmë mbetet për t’u parë nëse drejtuesit e Widzew Lodz do të mund t’u përgjigjen kërkesave të larta të Tiranës për kartonin e sulmuesit të Kombëtares Kuqezi.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...