Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

E ndihmoi të fitonte disa Topa të Artë, por ende nuk ka marrë urimet nga CR7

Fitoi Topin e Artë 2022, siç edhe pritej. Nuk mund të ndodhte ndryshe, duke parë sezonin e madh që kishte lënë pas krahëve. Natyrisht që bëhet fjalë për Karim Benzemanë, “bomberin” e Realit të Madridit dhe kombëtares franceze.

Sulmuesi i ka bindur të gjithë, duke fituar praktikisht me konsensus në votim. Ishin të shumta komplimentet që i shkuan edhe nga rivalët e drejtpërdrejtë si Lewandwoski apo Mane, por ka pasur edhe nga ata që në këtë drejtim “nuk janë bërë të gjallë”.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Benzema ka deklaruar se ende nuk ka marrë përgëzime nga ish-shoku i tij i skuadrës, Cristiano Ronaldo, i cili e ka fituar 5 herë trofeun.

“Nëse kam marrë një mesazh nga Ronaldo pas fitimit të Topit të Artë? Jo, ende jo”, është përgjigjur francezi, me gazetarin që shton, “por kjo nuk është diçka e bukur”, teksa Benzema përgjigjet, “me qetësi”.

Me pak fjalë, për Benzemanë nuk është aspak problem, ndonëse për shumë të tjerë është diçka më se e çuditshme, duke qenë se, pa dyshim, në fitimin e Topave të Artë të Ronaldos, një ndihmë në njëfarë mënyre i ka dhënë edhe Benzema me asistet e tij në kohët kur luanin të dy për Realin e Madridit.

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...