Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Edon Zhegrova shans jete, përfundon në fokusin e “gjigantit” italian

Motta planifikon Juven e sezonit të ri, dy shqiptarë në listën e preferencave

Pas Mario Mitajt një tjetër futbollit shqiptar përfundon në radarët e Juventusit. Klubi më i titulluar në Itali po planifikon të ardhmen dhe një ndër lojtarët që ka përfunduar në axhendën e drejtuesve është edhe Edon Zhegrova.

Lajm që merr më tepër vlerë kur raportohet nga një nga mediat më serioze sportive të Europës, Gazzetta Dello Sport. Ylli i përfaqësueses së Kosovës po shkëlqen te Lille, duke u kthyer në një objekt dëshirash për një ndër klubet më të rëndësishëm europian.

Pas një sezoni të vështirë te Juventusi duan të reduktojnë hendekun me Interin që shkon drejt titullit. Dhe drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër Cristiano Giuntoli, ka gati projektin ku padyshim emrat janë të shumtë.

Duke nisur nga rinovimi i Chiesës, por edhe merkato që ndihmohet nga fakti se Juventusi do të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve për vitin e ardhshëm. Që garanton një shumë të rëndësishme për arkat e klubit.

Lexo edhe:

Ideja e drejtuesve është të ndërtojnë një organikë që të mund të luajë si me sistemin aktual 3-5-2, por edhe 4-3-3 apo 4-2-3-1. Në këtë mënyrë janë disa emrat që po qarkullojnë në merkato. Duke nisur nga Koopmeiners i Atalantës, por edhe Felipe Anderson i Lazios.

Duke qenë se te bardhezinjtë kanë ndër mend të sakrifikojnë si Iling ashtu dhe Kostic, nevojiten lojtarë për krahët e sulmit. Dhe drejtuesit e Juves po ndjekin si Greenwood, i rilindur te Getafe (në pronësi të United) ashtu dhe Edon Zhegrovën.

Talenti dardan ka koleksionuar 11 gola dhe 9 asiste me Lille gjatë këtij sezoni. Transferimi i tij favorizohet edhe nga fakti se Juventusi ka raporte të shkëlqyera me klubin francez prej nga ku vetëm në muajt e fundit ka marrë fillimisht Weah dhe më pas Djalo.

Lajme të tjera

Kombëtare

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Futboll

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pasur këtë të hënë, përpara seancës së dytë stërvitore në Atlanta të “Albicelestes”, e cila po...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...