Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Emery konfirmohet ekspert, Villareal triumfon në Europa League

Europa League ul siparin me finalen e madhe mes Villarealit dhe Manchester United, në “Stadion Miejski” të Gdanskut në Poloni, teksa ruleta e penalltive u buzëqeshi spanjollëve të Unai Emery.

Ky i fundit konfirmohet si mjeshtër i Europa Leagues, pasi ka shkuar 5 herë në finale, duje triumfuar plot 4 herë, tre herë radhazi me Sevillan dhe tani me Villarealin, që fiton për herë të parë një kompeticion europian.

Pjesa e parë ishte me një ritëm të lartë, por pak kërcënime serioze në portat përkatëse, teksa Villareali gjeti golin e avantazhit në minutën e 29′, kur Moreno shtyu në rrjetë një top të dërguar në zonë nga ana e Dani Parejos.

Pjesa e dytë nisi me pretendimin për 1q-metërsh nga ana e “djajve të kuq”, por arbitri francez Clement Turpin vendosi për të kundërtën pasi u konsultua me sallën e VAR-it.

Në minutën e 55-të ishte veterani uruguaian Edinson Cavani, që u lirua në zonë dhe shënoi golin e barazimit, teksa arbitri e konfirmoi një minutë më vonë pas rishikimit të aksionit në VAR, pasi dyshohej për një pozicion jashtë loje.

Cavani i shkoi pranë edhe golit të dytë në minutën e 72-të, por topi i goditur prej tij me kokë, u largua mbi vijën fatale nga një mbrojtës i spanjollëve, ndërsa koha e rregullt përfundoi në barazim, duke bërë që skuadray t’i drejtoheshin shtesës 30-minutëshe.

Asgjë për t’u shënuar edhe gjatë kësaj kohe, përveç një pretendimi për penallti nga ana e Villarealit, por edhe këtë herë Turpin mori vendimin e duhur me ndihmën e pamjeve të servirura nga VAR.

Për të përcaktuar fituesin, u desh ekzekutimi i 11-metërshave, teksa nga pika e bardhë patën mundësi të godasin të 22 futbollistët që ishin në fushë në përfundim të ndeshjes.

Pas plot 20 penalltish të sakta radhazi, finalja u vendos nga sfida direkte mea portierëve, teksa Rulli i Villarealit mposhti De Gean nga pika e bardhë dhe më pas i kuptoi krahub për t’i pritur 11-metërshin dhe për të marrë trofeun në Spanjë.

“Nëndetësja e verdhë” mbyll kështu në mënyrën më të mirë sezonin, pasi triumfon në Europa League dhe njëkohësisht siguron një biletë për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...