Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Emir Sahiti për “Kohën Shtesë”: Shpresoj të luaj në Bundesligë ose në Serinë A

Emir Sahiti, futbollist i Hajdukut të Splitit në Kroaci, ishte pjesë e emisionit sportiv “Koha Shtesë”. Këtë fundjavë Hajduku arriti një fitore të rëndësishme përballë Varazhdinit me rezultatin final 2-0.

Sulmuesi i krahut të majtë, Sahiti, shënoi golin e dytë në minutën e 65-të me një goditje fantastike me pjesën e jashtme të këmbës.

Ky ishte goli i katërt këtë edicion, duke iu bashkangjitur edhe 3 asistimeve për bashkëlojtarët e tij.

Skuadra e Splitit aktualisht është në vendin e dytë dhe dëshiron ta ruajë deri në fund të kampionatit këtë pozicion.

Sahiti diskutoi lidhur me formën aktuale që po kalon, qëllimet e tij për të ardhmen dhe për përfaqësuesen e Kosovës.

Si e rigjetët formën e dëshiruar pas lëndimit?

Ishte një kohë e gjatë jashtë fushës, për 2 muaj isha i lënduar dhe u shpërbleva me një gol të mrekullueshëm. Futbolli kroat është një trampolinë për lojtarët e rinj dhe ka skuadra si Dinamo e Zagrebit dhe Hajduk Split. Ka fushat më të mira dhe kushtet më të mira për t’u përmirësuar dhe, nëse bën maksimumin, shpërblehesh.”

Ku e shihni të ardhmen tuaj pas përfundimit të këtij edicioni?

Këtë verë do të bisedoj për t’u larguar për një hap më të mirë në Evropë, synimi im është të transferohem në Bundesligë apo në Serinë A.

Lexo edhe:

Çfarë mendoni për ndeshjet e Kosovës në muajin mars?

E përcjell çdo ndeshje të Kosovës, ndihem mirë që jam lojtar i saj, pasi ka kualitete premtuese. Barazimet janë pjesë e lojës, prandaj nuk do të dorëzohemi. Ne kemi mundësi për t’u kualifikuar në kampionatin Evropian.

A keni destinacion të preferuar dhe a ka pasur fjalë të sigurta për transferimin tuaj eventual?

Dua të shkoj në një skuadër ku do të mund të luaj dhe të jem protagonist. Klubin nuk mund ta them tani, sepse është personale, por shpresoj se do të jem në një skuadër në Bundesligë apo në Serinë A edicionin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...