Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ëndrra kineze ishte joreale, futbolli i shpenzimeve të çmendura ka falimentuar

SHANGHAI, CHINA - JULY 17: Hulk #10 of Shanghai SIPG celebrates after scoring a goal during the 18th round match of 2019 Chinese Football Association Super League (CSL) between Shanghai SIPG and Hebei China Fortune at Shanghai Stadium on July 17, 2019 in Shanghai, China. (Photo by Visual China Group via Getty Images/Visual China Group via Getty Images)

Futbolli kinez ka falimentuar. Shpenzimet e tepruara për transferimet e “yjeve” të futbollit, që spikatnin në Europë, kanë çuar drejt zhdukjes shumë klube të vendit aziatik. I fundit, pa shkuar më tej, është kampioni në fuqi, Jiangsu Suning. Të dielën, kompania që e mbështet financiarisht raportoi ndërprerjen e aktivitetit të ekipit të futbollit. Titulli kampion, që fitoi së fundmi, nuk i ka shërbyer për të shmangur katastrofën. Borxhet e akumuluara ndër vite fundosën një skuadër që nga divizioni i dytë, brenda një kohe të shkurtër arriti të ngjitej në majën e futbollit kinez.

Peshën kryesore të falimentit e kanë ato 50 milionë euro të paguara për Álex Teixeiran disa sezone më parë apo 28 milionë të shpenzuara për Ramires. Edhe në vitin 2019 u fol rreth interesimit të Jiangsu Suning për blerjen e Gareth Bale.

Jiangsu është hallka e fundit në një zinxhiri që është ndryshkur prej kohësh. Kriza e futbollit kinez u përshpejtuar nga pandemia e Koronavirusit. Në tri sezone, në fakt, janë zhdukur 16 klube futbolli. Katër vjet më parë Kina arriti të shpenzonte 380 milionë euro për merkaton; në tregun aktual, vetëm 7.5 milionë. Përforcimi i huaj më i shtrenjtë është kroati i panjohur Majstorovic, i cili kushton vetëm 3.3 milionë euro. As që mund të imagjinohet një shpenzim prej 60 milionësh, që u paguan pak kohë më parë për Oscar apo 55 milionë për Hulk.

Qeveria kineze e parandjeu rrezikun dhe gjeti një mënyrë për të ndalur shpenzimet e tepruara. Masa e marrë konsiston në pagimin e së njëjtës shumë federatës kineze. Kështu, nëse një klub dëshiron të blejë një lojtar 10 milionë, duhet t’i paguajë edhe 10 milionë të tjera federatës. Për më tepër, që nga ky sezon është vendosur një kufi pagash prej 3 milionë eurosh.

Për rrjedhojë, janë larguar të gjithë emrat e mëdhenj: Teixeira, Hulk, Pellé, Ighalo, El Shaarawy, Rondón, Goulart … Ka pasur gjithashtu një eksod masiv teknikësh: Rafa Benítez, Vitor Pereira, Bruno Genesio apo Van Bronckhorst. Një kampionat i shkatërruar plotësisht, pa para, pa “yje” dhe pa kampion në fuqi. Ëndrra kineze ishte joreale.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...