Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

VIDEO/ Leverkuseni “shtyp” Romën, Atalanta dhe Gjimshiti rezistojnë në Francë

15 gola prodhuan gjysmëfinalet e para në Europa dhe Conference League. Bayer Leverkusen fitoi 0-2 në “Olimpico” përballë Romës, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në finalen e Europa League.

Florian Wirtz kaloi në avantazh në pjesën e parë të pathyeshmit e Xabi Alonsos. Ndërkohë që goli i qetësisë erdhi falë një gjuajtjeje fantastike të Robert Andrich 17 minuta përpara fundit.

Pa fitues u mbyll raundi i parë i Marseille-Atalanta (1-1). Gianluca Scamacca zhbllokoi ndeshjen në minutën e 11’, por vendasit reaguan nëntë minuta më vonë. Kur barazuan falë një goditjeje potente të kongolezit Chancel Mbemba.

Surpriza dhe gola në gjysmëfinalet e para të Conference League. Aston Villa u befasua 2-4 në grekët e Olympiacosit në “Villa Park”. Takim ku shkëlqeu marokeni Ayoub El Kaabi me tre gola.

Fitore 3-2 arriti në “Artemio Franchi” Fiorentina ndaj belgëve të Club Brugge. Riccardo Sottil dhe Andrea Belotti kaluan dy herë në avantazh ekipin nga Firence.

Por, miqtë reaguan me anë të Hans Vanaken (p) dhe Igor Thiago. Ky i fundit dërgoi rezultatin 2-2 në minutën e 63’, vetëm dy minuta pas Brugge mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Raphael Onyedikas.

Gjithsesi, vendasit realizuan golin e fitores në minutat shtesë me anë të M’Bala Nzola. Duelet e kthimit do të zhvillohen të enjten e ardhshme, dhe si gjithmonë do të transmetohet në SuperSport/DigitAlb.

EUROPA LEAGUE

ROMA-BAYER LEVERKUSEN 0-2 (Wirtz 28′, Andrich 73′)

Goli i dytë i Leverkusenit

 

Goli i parë i Leverkusenit

 

Çfarë mundësie për Jeremie Frimpong

 

Traversa e Romelu Lukakut

 

MARSEILLE-ATALANTA 1-1 (Mbemba 20′ / Scamacca 11′)

Goli i Marseille

 

Goli i Atalantës

 

CONFERENCE LEAGUE

ASTON VILLA-OLYMPIACOS 2-4 (Diaby 52′, Watkins 45+1′ / El Kaabi 17′, 29′, 56′, Hezze 67′)

Goli i katërt i Olympiacosit

 

Goli i tretë i Olympiacosit

 

Goli i dytë i Aston Villas

 

Goli i parë i Aston Villas

 

Goli i dytë i Olympiacosit

 

Goli i parë i Olympiacosit

 

FIORENTINA-CLUB BRUGGE 3-2 (Sottil 5′, Belotti 37′, Nzola 90+1′ / Vanaken (p) 17′, Thiago 63′)

Goli i tretë i Fiorentinës

 

Goli i dytë i Club Brugge

 

Goli i dytë i Fiorentinës

 

Goli i Club Brugge

 

Goli i parë i Fiorentinës

 

FORMACIONET ZYRTARE

Publikohen formacionet e Roma-Bayer Leverkusen dhe Marseille-Atalanta, dy sfidat e para gjysmëfinale të Europa League. Që do të transmetohen në SuperSport 2 dhe SuperSport 3.

Live në SuperSport/DigitAlb edhe dy takimet e para gjysmëfinale të Conference League. Fiorentina pret Club Brugge në “Artemio Franchi” (SS5), ndërkohë që dueli tjetër është Aston Villa-Olympiacos (SS4).

Në “Olimpico” pritet një duel i zjarrtë mes verdhekuqve dhe kampionëve të Gjermanisë. Një gjysmëfinale identike si sezonin e kaluar, kur festoi skuadra e Jose Mourinhos.

Tashmë në stolin e Romën është Daniele De Rossi, i cili shpreson të mbërrijë në finalen e madhe me djemtë e tij. Por, kujdes “Aspirinat” e Xabi Alonsos.

Lexo edhe:

Ekip më i fortë se vjet, që kërkon “hakmarrjen”. Granit Xhaka, si gjithmonë titullar për skuadrën gjermane.

“Betejë” edhe në “Velodrome”, aty ku Berat Gjimshiti, kapiteni i kombëtares shqiptare, e nis si titullar me zikaltrit italianë të Gian Piero Gasperinit.

ROMA-BAYER LEVERKUSEN

MARSEILLE-ATALANTA

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...