Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Femrat, Grima zbulon listën për eliminatoren me Poloninë

Skuadra Përfaqësueses A të femrave ka nisur sot grumbullimin në Elbasan, për të përgatitur ndeshjen zyrtare eleminatore të radhës, e cila do të luhet ditën e premte në datë 6 prill në Poloni.

Për këtë takim, trajneri i skuadrës Armir Grima ka grumbulluar 20 futbolliste, me të cilat do të përgatisë edhe ndeshjen zyrtare. Përpara mediave, Grima në lidhje me këtë përballje eleminatore u shpreh:

“Kthehemi sërish te ndeshjet eleminatore zyrtare. Tashmë kemi një ide për kundërshtarin, Poloninë, që ka cilësi dhe elementë shumë të mirë në fushë. Do të japim maksimumin tonë, do futemi në fushë për të arritur rezultat pozitiv, dhe pse jo, për të mos dalë pa pikë. Ditët e grumbullimit do të na shërbejnë për të vlerësuar edhe situatën e vajzave, por do të ndalemi gjatë edhe te pjesa taktike, për mënyrën sesi do të luajmë. Kundërshtari është i fortë, por ne do të japim më të mirën tonë për të dalë me pikë nga ndeshja. Kam besim në reagimin dhe performimin e vajzave në fushë”.

Ekipi Kombëtar A i femrave që nga sot e deri të enjten do të qëndrojë i grumbulluar në Elbasan dhe më pas do të niset drejt Varshavës për takimin zyrtar të ditës së premte. Kjo është lista e lojtareve të grumbulluara nga ana e trajnerit Grima për këtë takim:

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...