FIFA publikoi renditjen e re të skuadrave kombëtare gjatë muajit prill. Shqipëria humbi dy pozicione për shkak të humbjes ndaj Polonisë.
Kuqezinjtë e Sylvinhos renditen në vendin e 68-të. Por si është renditja e rivalëve të Shqipërisë në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024.
Sa i takon Polonisë, skuadra e Fernando Santos ka zbritur një pozicion më poshtë. Polakët u mundën në Çeki me rezultatin 3-1, disfatë që ndikoi në renditje.
Ndërsa çekët qëndrojnë në vendnumëro pas triumfit përballë polakëve dhe barazimit me Moldavinë. Ashtu si në renditjen e fundit, Republika Çeke ndodhet në vendin e 38-të.
Lexo edhe:
- Pas shkarkimit nga Chelsea, Potter pranë një tjetër skuadre në Premier League
- Ekskluzive/ Futbollistët e Kukësit braktisin stërvitjen që pas ndeshjes me Egnatian
- “Revolucion francez” te PSG, do “sakrifikojë” Messin e Neymar për lojtarë të Ligue 1
- Disiplina/ Tërbuni përjashtohet për pjesën e mbetur të sezonit dhe zbritet në Kategorinë e Dytë
Moldavia, falë dy pikëve të marra në dy sfidat e para, ka rikuperuar tre pozicione dhe tani ndodhen në vendin e 171.
Ndërsa Ishujt Faroe kanë zbritur dy pozicione, pas barazimit me Moldavinë dhe pas humbjes në ndeshjen miqësore me Maqedoninë e Veriut, tani renditen në vendin e 125.
Ndërkohë jashtë 10 vendeve më të mira mbete sërish Gjermania. “Pancerat” renditet të 14-tët, ndërkohë sipër tyre ndodhen Maroku, Zvicra dhe Amerika
