Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Fikja” e James Rodriguez, tashmë i padëshiruar edhe në Brazil

Ka kaluar vetëm një vit dhe duket se marrëdhënia mes Sao Paolos e James Rodriguez ka mbërritur drejt fundit.

Klubi Brazilian dëshiron ta largojë kolumbianin, por në këto momente largimi i tij duket disi i vështirë për t’u realizuar.

Pasi palët nuk po arrijnë një marrëveshje konsensuale. Presidenti i klubit, Julio Casares deklaroi se kontrata e 32-vjeçarit përfundon në vitin 2025.

Por pavarësisht kësaj ai nuk bën më pjesë në planet e drejtuesve për të ardhmen. Numri një i klubit pohoi se lojtari do të grumbullohet për Kupën e Amerikës.

Lexo edhe:

Që pritet të nisë së shpejti, por kjo nuk e ndryshon aspak vendimin e klubit kundrejt tij. Casares tha se merkatoja do të jetë vendimtare për të ardhmen e Rodriguez.

Pavarësisht se nuk ka asnjë ofertë në drejtim të lojtarit ofensiv. Gjithashtu presidenti shtoi se largimi i 32-vjeçarit do të ishte në të mirë të tij dhe të klubit gjithashtu.

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...