Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Finalja kundër Cityt, mesfushori i United zbulon festën në rast triumfi

Më datë tre qershor, Manchester United dhe Manchester City do të “përplasen” në finalen e FA Cup. Pas Kupës së Ligës, “Djajtë e Kuq” kërkojnë trofeun e dytë sezonal ndërsa nga ana tjetër, pas kampionatit, City synon kupën e dytë për të mbetur në garë për “tripletën” e famshme të trofeve duke qenë se janë edhe në finalen e Champions League ndaj Interit.

Secila prej skuadrave është në përgatitjet e fundit, ndërsa mesfushori i United, Fred shprehet se i duhet t’i përmbahet dietës për ta mbyllur sezonin në mënyrën e duhur pasi edhe këto detaje bëjnë diferencën në fushë. Por, braziliani thekson se në rast triumfi ndaj Cityt, atëherë do të jetë i lirë për të konsumuar sërish hamburger të cilët mesa duket janë pika e tij e dobët.

 

“Jam në një etapë të sezonit ku duhet të tregojë shumë kujdes, përpara është një finale. Duhet të ushqehem dhe të pushoj mirë, në mënyrë që rendimenti në fushë të mos ndryshojë. Edhe pse e pranoj se jam një “fans” i madh i hamburgerëve, bëj çmenduri sa herë mundem, përveç kohës kur jam në sezon.

Lexo edhe:

Por, gjatë pushimeve ato janë një nga kënaqësitë më të mëdha për mua. Nëse fitojmë kundër Cityt, menjëherë do të shkoj për të ngrënë hamburger. Falë Zotit do të jem sërish i lirë për t’i shijuar”, u shpreh Fred.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...