Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

FORMULA 1 / Toto Wolff rinovon me Mercedes deri në vitin 2026

Tashmë është zyrtare. Toto Wolff do të qëndrojë edhe për tre sezone të tjera në Formula 1 si drejtor i Mercedes. Këtë e ka bërë të ditur vetë austriaku, duke folur për sezonin e ardhshëm, me dëshirën për t’u rikthyer dhe për të rivalizuar Red Bullin.

Në një intervistë për të përditshmen angleze Daily Telegraph, Toto Wolff deklaroi: “Në fund të fundit, mendoj si aksioner, dua kthimin më të mirë të investimit. Nuk përpiqem të mbaj një pozicion ku mendoj se dikush do të bëjë më mirë se unë. Sigurohem që të kem njerëz përreth që mund të më thonë të kundërtën”.

Lexo edhe:

Më tej 55-vjeçari foli për situatën në skuderinë gjermane dhe objektivat e këtij viti; “Ndjehem mire. Rreziku për mua është gjithmonë. Kjo është arsyeja pse unë përqafoj sfidat që kemi sot, edhe nëse ato ndonjëherë duken shumë të vështira për t’u menaxhuar”.

Edhe në sezonin e vitit 2022 pilotët Lewis Hamilton dhe George Russell do të sfidojnë Red Bullin e pakonkurrueshëm të Max Verstappen-it.

Me botërorin e Formula 1 gati për të rindezur motorët, duket se skuadrat do të prodhojnë një tjetër sezon spektakolar të një shpejtësie marramëndëse.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...