Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Foto e fundit së bashku, Scaloni paralajmëron lamtumirën? Kombëtarja kërkon energji

Argjentina fitoi mes tensionit dhe nervave në Maracana ndaj Brazilit me shifrat 1-0. “Albicelestet” kryesojnë grupin e Amerikës së Jugut për kualifikueset e Botërorit 2026. Kur gjithçka po shkon mirë me Argjentinën që ndër të tjera zbret në fushë edhe me statusin e Kampiones së Botës, trajneri Lionel Scaloni pas sfidës me Brazilin paralajëmron lamtumirën nga kombëtarja. Tekniku 45-vjeçar theksoi se drejtimi i Argjentinës kërkon shumë impenjim dhe energji duke qenë se në këtë moment, kombëtarja e ka ngritur shumë lart stekën.

“Kam shumë gjëra për të cilat kam nevojë të reflektoj. Tani “topi” ka ndaluar dhe unë duhet të bëj disa vlerësime, këto lojtarë më kanë dhënë shumë dhe kam në dispozicion një grup që pretendon gjithnjë maksimumin.

Lexo edhe: 

Nuk po them që kjo është një lamtumirë, por në këtë kombëtare “steka” është ngritur shumë lart. Kjo skuadër ka nevojë për një trajner me shumë energji dhe që t’iu dedikohet plotësisht. Këtë do t’ia them presidentit dhe lojtarëve”, u shpreh Scaloni.

Ajo që shton më shumë dyshimet se ndeshja ndaj Brazilit ishte e fundit për Scalonin me Argjentinën, është se trajneri pasi përfundoi 90-minutëshin, ftoi stafin e tij në fushë për të bërë një foto së bashku. Një gjest që nuk ishte ndërmarrë kurrë më parë nga tekniku 45-vjeçar.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...