Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Fundviti me program spektakolar e dhurata magjike në Digitalb!

Festat e fundvitit vijnë magjishën në Digitalb. Në ditët më të bukura të vitit përjetoni programin më spektakolar në shtëpitë tuaja me programet e përzgjedhura me shumë dashuri për ditët dhe netet Festive me Sport, Filma, Seriale, Dokumentare, Show, Spektakël, Argëtim, e programe fantastike për të gjithë familjen. Edhe për festa në Supersport futbolli nuk ndalet me ndeshjet live në buqetën e një programacioni special me momentet kulmore të vitit që lëmë pas siç shpjegon Egi Duro, drejtori i Supersport:

“Në kanalet e Supersport do të keni mundësinë të ndiqni ndeshje të panumërta, mbi të gjitha nga kampionati anglez, i cili thuajse gjatë gjithë këtyre ditëve festive, duke filluar që pas Krishtlindjeve e deri në fillim të vitit të ri 2024, do të ketë thuajse cdo ditë ndeshje. Por jo vetëm kampionati anglez, gjithashtu dhe kampionati italian. Jo vetëm ndeshje futbolli, por edhe boks, UFC, dokumentarë dhe shumë surpriza të tjera do të vijnë në kanalet e Supersport në këtë vit. Jo vetëm në festat e fundvitit, por gjithashtu gjatë gjithë vitit 2024, ku na pret një vit shumë i rëndësishëm dhe emocionues”!

Lexo edhe:

Ngrohtësia e festave vjen në çdo vatër nëpërmjet Digitalb, ku do të shijoni premierat më fantastike me filmat më të spikatur e programe spektakolare në të gjitha kanalet, shprehet Alba Vaqari, nga Departamenti i Programacionit në Digitalb.

“Magjia e festave do të shoqërohet këtë fund vit nga një programacion special në Digitalb, filmat më të rinj në kanalet tona Gold, Max, dhe Hits, një koleksion i filmave ikonikë të viteve ‘90, dokumentarë muzikorë, programe argëtuese familjare me personazhet më të dashur të fëmijëve. Përsa i përket vitit të ri 2024, transformimi në shërbimin streaming nëpërmjet Aplikacionit e ka bërë Digitalbin një platformë moderne që do të vazhdojë të qëndrojë e apdejtuar duke ofruar programet më të mira në të gjithë zhanret dhe lehtësitë më të mëdha teknologjike për shikuesin”!

Fundviti vjen me dhurata në Digitalb. Prenotoni sa më parë një vit të tërë të mbushur plot argëtim duke përfituar nga Oferta Festive me Ulje çmimesh në paketat 12 mujore, dhurata për klientët e rinj si dhe eventin më të shumëpritur të vitit BIG BROTHER VIP Falas për abonimet Premium 12 mujore. Jemi pranë të gjithëve me platformën Tokësore, Satelitore, si dhe Aplikacionin DigitAlb, anembanë planetit në Europë, Amerikë, Kanada e Australi. DigitAlb ju pret në çdo pikë shitje të autorizuar, kudo në Shqipëri e jashtë saj, si dhe në çdo kohë online në faqen zyrtare digitalb.al.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...