Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Futsall/ Tirana mund 8-4 Partizanin dhe shpallet kampione e Shqipërisë

Tirana festoi titullin e 12-të kampion në historinë e futsallës. Bardheblutë triumfuan në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj rivalëve të Partizanit me rezultatin 8-4 në pallatin e sportit ‘’Asllan Rusi.’’

Pavarësisht rezultatit, Tirana e kishte siguruar disa java më herët matematikisht titullin dhe ndeshja e fundit ishte një formalitet për skuadrën e drejtuar nga Artur Angoni.

Ndeshja nisi me dy gola të shpejtë nga Tirana që mori menjëherë epërsinë e dyfishtë me finalizimet e Kevin Kosovës dhe Eradi Mertirit. Kundërpërgjigja e Partizanit erdhi vetëm pak çaste më vonë me rrjetën e Armand Gapit. “Bardheblutë” shënuan dhe dy herë të tjera para fundit të pjesës së parë me realizimet e Ervin Cerës dhe Elvis Mucës.

Lexo edhe:

Megjithatë, sapo nisi pjesa e dytë Partizanit ngushtoi shifrat në 4-2 me golin e Guido Tepshit. Por, kjo nuk e vuri aspak në presion Tiranën që shënoi tre gola të njëpasnjëshëm me kapitenin Endri Kaca, Klajvert Gjokën dhe Klevis Malajn.

Partizani u zgjua vonë dhe dy golat e shënuar në fund me Gjecin dhe Ndreaun nuk ndikuan aspak, ndërsa Klajvert Gjoka vulosi gjithçka me golin për shifrat përfundimtare 8-4.

Tirana ngriti lart titullin kampion të sezonit 2023/24 pas mbarimit të ndeshjes duke finalizuar në mënyrën më të mirë të mundshme një sezon të dominuar nga fillimi dhe deri në fund.

Nga ana tjetër, Partizani mund të krenohet me paraqitjet e këtij edicioni, ku pavarësisht se debutuan për herë të parë në kampionatin e futsallës garuan në mënyrë dinjitoze nën urdhrat e trajnerit Irtan Sejko.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...