Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Leao, premtim besnikërie Milanit: Qëndroj këtu!

Rafa Leao zhvilloi një ndeshje të madhe përballë Fiorentinës, një ndër më të bukurat në aspektin personal me Milanin. Kuqezinjtë fituan 1-2 në “Artemio Franchi”, me portugezin që shënoi dhe dhuroi asist.

Rritja e distancës nga Juventusi është arritur dhe një pjesë të mirë Milani ia detyron Leaos. Rafa shpërtheu në pasimin e Reijnders duke prerë mbrojtjen violë për të siguruar fitoren e Milanit me një prekje që mposhti Terraccianon. Pasi dribloi këtë të fundit.

 

Në festën e Pashkës, Milani hedh një hap të rëndësishëm për të siguruar zonën Champions, duke shkuar 6 pikë mbi Juventusin e vendit të tretë dhe 14 më shumë se Roma e vendit të pestë.

Ishte një nga ato mbrëmje të realizuara për Leaon, që veç të tjerash, pas ndeshjes i deklaroi besnikëri Milanit, teksa u shpreh.

Lexo edhe:

Unë jam këtu me zemër, Milani është shtëpia ime dhe falë këtij klubi jam bërë burrë. Në të ardhmen dua të fitoj diçka të rëndësishme. Dhe Europa League është e tillë.

Unë përpiqem gjithmonë të bëj më të mirën. Kundër Fiorentinës luajta mirë, edhe skuadra bëri mirë. Kemi pësuar një gol, por ne fitojmë edhe kështu.

 

Falënderoj klubin dhe tifozët. Bravo Chukwueze pasi bëri një ndeshje të madhe, jam i kënaqur për të. Skuadra është mirë“, theksoi 24-vjeçari portugez.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...