Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Giuntoli lë pezull Allegrin: Merkatoja vendoset nga shitjet

Giuntoli lë pezull Allegrin: Merkatoja vendoset nga shitjet

Drejtori Sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli është ndalur të flasë për të ardhmen e bardhezinjve dhe mbi të gjitha të trajnerit Massimiliano Alllegri, i cili duket se nuk preferohet nga tifozeria.

Tekniku ka kontratë deri në verën e 2025-ës me bardhezinjët dhe deri tani nuk ka marrë ofertë për rinovimin e saj, teksa Giuntoli ka lënë të hapur mundësinë e vijimit të bashkëpunimit.

“Allegri po bën një punë shumë të mirë, por nuk kemi pse të nxitojmë, pasi ka edhe një vit kontratë me ne. Në fund të sezonit do të ulemi dhe të bisedojmë, për të marrë më pas vendimin më të mirë për palët”, u shpreh Giuntoli.

Lexo edhe:

Njeriu i merkatos në klubin bardhezi pranoi edhe vështirësitë për të shpenzuar shumë gjatë verës së ardhshme, teksa theksoi se rikthimi në Champions do të jetë i rëndësishëm për strategjitë.

“Merkatoja jonë do të varet nga rikthimi në Champions, por edhe shitja e ndonjë lojtari, nëse ia dalim. Aktualisht nuk mund të bëjmë shumë plane, pasi kemi mbërritur në një pikë delikate. Jemi duke u ringritur dhe duhet pak durim”, u shpreh Giuntoli.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...