Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Goli i anuluar padrejtësisht, Liverpooli kërkon regjistrimin audio të dhomës së VAR-it

Liverpooli i ka kërkuar PGMOL-it (Bordit të Arbitrave, që cakton gjyqtarët në ndeshjet e kampionatit anglez) audion e diskutimeve mes zyrtarëve të ndeshjes në humbjen 2-1 të së shtunës në fushën e Tottenhamit.

Asistenti i VAR-it nuk e ktheu vendimin e gabuar që anuloi një gol të Luis Diaz për pozicion jashtë loje.

PGMOL, organi drejtues për gjyqtarët, tha se vendimi për të anuluar golin ishte “një gabim i rëndësishëm njerëzor”.

Të dielën, Liverpool lëshoi një deklaratë duke thënë se shpjegimi ishte “i papranueshëm” dhe se “integriteti sportiv është minuar”.

Klubi bëri thirrje për një “rishikim me transparencë të plotë” dhe shtoi se ata “do të eksplorojnë gamën e opsioneve të disponueshme duke pasur parasysh nevojën e qartë për përshkallëzim dhe zgjidhje”.

Lexoni edhe:

Darren England, i cili ishte në detyrë në VAR gjatë ndeshjes në stadiumin “Tottenham Hotspur”, dhe ndihmësi i VAR-it, Dan Cook, u larguan nga detyra për pjesën tjetër të fundjavës për shkak të këtij gabimi.

Në një deklaratë të lëshuar pas ndeshjes, PGMOL tha se anulimi “ishte një gabim i qartë dhe i dukshëm faktik dhe duhet të kishte rezultuar në dhënien e golit përmes ndërhyrjes VAR-it”.

Këtë sezon, gjashtë regjistrime audio janë publikuar nga ndeshjet e Premier League, duke përfshirë apelimin e Wolves pasi portieri i Manchester United Andre Onana u përplas me sulmuesin Sasa Kalajdzic dhe kartonin e kuq të kapitenit të Liverpoolot, Virgil van Dijk, për një faull ndaj sulmuesit të Newcastle, Alexander Isak.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...