Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Guardiola: Premier League e çmendur, kam një kërkesë për skuadrën

Fitorja e Botërorit për Klube dhe suksesi 1-3 ndaj Evertonit në “Goodison Park”, kanë rikthyer entuziazmin te Manchester City.

Që pavarësisht disa oshilacioneve mbetet një nga kandidatët kryesorë për fitimin e titullit kampion në Angli.

Skuadra e Pep Guardiolës pret të shtunën në “Etihad” Sheffield United e vendit të fundit, por trajneri bën thirrje për kujdes dhe përqendrim.

Humbim një ndeshje dhe na nxjerrin jashtë garës për titullit, ndërkohë që sapo fitojmë jemi sërish aty. E njëjta gjë ndodh edhe për rivalët tanë. Nga lojtarët kërkoj që të ruajnë qetësinë.

Lexo edhe:

Gjithçka mund të ndodhë. Kemi parë shumë rezultate befasuese, por kampionati është i gjatë. Të fokusohemi te ndeshja e fundit për këtë vit. Do ta kemi të vështirë përballë Sheffield Utd, një sfidë si ajo me Crystal Palace (2-2).

Ne duhet të përpiqemi të përqendrohemi në atë që duhet të bëjmë. Duhet të qëndrojmë të qetë, të analizojmë ekipin kundërshtar dhe të ecim përpara”, theksoi Guardiola.

City renditet në vendin e katërt në Premier League me 37 pikë, 5 më pak se Liverpooli kryesuses, që ka luajtur një ndeshje më shumë.

Manchester City-Sheffield United do të transmetohet live në SuperSport 1 (16:00).

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....