Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Henderson shpjegon pse u largua nga Arabia dhe iu bashkua gjigantëve të Holandës

“I penduari” i parë nga futbollistët “big” që u transferuan në verë në Arabinë Saudite ishte Jordan Henderson, i cili ditët e fundit ndërpreu kontratën me Al-Ettifaq për t’u rikthyer në Evropë (deri në verë ishtë pjesë e Liverpoolit).

Mesfushori anglez ka vendosur ta vijojë karrierën në Holandë, tek Ajaxi i Amsterdamit. Në një prononcim të fundit, ish-futbollisti i Liverpoolit ka shpjeguar pse e mori këtë vendim:

Lexoni edhe:

“Ajaxi është një nga klubet më të mëdha në botë, klubi më i madh në Holandë. Pashë që ishte një mundësi e shkëlqyer për mua të merrja një klub të madh, për ta ndihmuar të ecin përpara dhe të rriten.

E ndjeva se ishte mundësia perfekte për të ardhur në një klub kaq të madh dhe për të demonstruar atë që jam përpjekur të bëj gjatë gjithë jetës sime: t’i përkushtohem futbollit”, tha anglezi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...