Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Hetimi gjerman: Barcelona rrezikon përjashtimin nga Europa!

Lajmi i bujshëm vjen nga Gjermania dhe ka të bëjë me Barcelonën. Sipas një artikulli të një hetimi të së përditshmes gjermane Die Welt, dhe që është përcjellë edhe nga mediat spanjolle, klubi blaugrana rrezikon të qëndrojë jashtë kompeticioneve europiane!

Për dy apo tre vjet, për shkelje të rregullave financiare të UEFA-s, sipas së cilave klubet janë të detyruara të kompensojnë shpenzimet me të ardhurat që duhet të jenë në ekuilibër. Bilancet e Barcelonës sipas këtij artikulli investigativ përkufizohen si “katastrofike”.

Lexoni edhe:

Fitimet prej 304 milionë eurosh të regjistruara nga katalanasit në shtatorin e kaluar, duket se largonin hijet e një dënimi të mundshëm. Por normat financiare të UEFA-s konsiderojnë vendimtare vetëm shitjet që mund t’i atribuohen drejtpërdrejtë biznesit të futbollit.

Siç thekson edhe e përditshmja spanjolle Marca, raporti i fundit vjetor i klubit përfshin edhe të ardhurat nga shitja e të drejtave televizive. Nga marketingu si dhe nga të ardhurat nga basketbolli apo volejbolli që janë pjesë e shumësportëshit.

Sipas Die Welt këto të ardhura nuk influencojnë vlerësimin financiar të qeverisë europiane të futbollit.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...