Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Historike/ Dy arbitret shqiptare, Emanuela Rusta dhe Edjena Kapxhiu drejtojnë ndeshjen e UEFA Women’s Champions League

Arbitrimi shqiptar vazhdon të ngjisë shkallët në arenën ndërkombëtare dhe së fundmi një lajm i mirë vjen nga UEFA.

Për herë të parë në histori, një arbitre shqiptare do të drejtojë një ndeshje të UEFA Women’s Champions League. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Emanuela Rusta do të gjykojë takimin SL Benfica W – Barcelona W, e vlefshme për raundin e gjashtë të UEFA Women’s Champions League, ndërsa një nga ndihmëset e saj do të jetë po një shqiptare, Edjena Kapxhiu në rolin e asistentes së parë.

Lexo edhe:

Ndeshja, SL Benfica W – Barcelona W është programuar të luhet në Seixal të Portugalisë më datë 31 janar, prej orës 21:00.

Ky është një tjetër lajm i shkëlqyer dhe një sukses për arbitrimin shqiptar dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, që marrin një vlerësim të tillë nga UEFA. Kjo vërteton edhe një herë rritjen e arbitrimit shqiptar dhe përfaqësimin në nivele të larta të skenës së futbollit europian e botëror.

Emanuela Rusta dhe Edjena Kapxhiu janë të pajisura me stemën e FIFA-s, ndërsa në qershorin e vitit 2023 Rusta u bë arbitrja e parë femër e promovuar nga Komiteti i Arbitrave në UEFA, duke u ngjitur në kategorinë e parë.

Deri më tani, Emanuela Rusta dhe Edjena Kapxhiu kanë drejtuar vetëm në sfidat kualifikuese, ndërsa të mërkurën në mbrëmje do të shkruajnë historinë duke drejtuar një ndeshje grupi në UEFA Women’s Champions League.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...