Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Ish-trajneri i kombëtares “injoron” Napolin: E nisin mirë, por “thyhen” rrugës!

Napoli e ka nisur në mënyrën e duhur këtë sezon teksa skuadra e drejtuar nga Luciano Spalleti po ofron një futboll tërheqës duke marrë edhe rezultate si në Serie A, ashtu edhe në Champions League. Duket sikur ky është viti i duhur që napoletanët të triumfojnë në Itali, mirëpo diçka të tillë nuk e beson ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Christain Panuçi.

Ky i fundit thekson se Napoli e nis mirë kampionatin por thyhet gjatë rrugës, ashtu siç ndodh edhe me Romën.“Edhe në vitin e kaluar, të besuarit e trajnerit Luciano Spalletti ishin autorë të një starti shumë të mirë. Por, gjatë rrugës ajri nisi të rëndohej dhe jam kurioz të shoh se si do të reagojnë në momentet e vështira. Mbetet për t’u parë edhe si do ta menaxhojë situatën Spalletti.

Ai ka shumë eksperiencë, por në shumë raste e ka nisur mirë sezonin dhe më pas ka frenuar në mënyrë të papritur. Edhe te Roma, nëse më kujtohet, luanim mirë por pastaj e mbyllnim të dytët”, tha Panuçi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...