Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Ismajli: Duhej të kishim fituar për tifozët, por qëllimi u arrit, kualifikim si kryesues të grupit

Mbrojtësi Ardian Ismajli theksoi se skuadra do e analizojë barazimin me Ishujt Faroe, megjithatë shtoi se qëllimi u arrit dhe u kualifikuan në EURO 2024 si kryesues të Grupit E.

Duke folur për emisionin “KUQEZI” në SuperSport/Digitalb, Ismajli theksoi se i vjen keq që nuk fituan, pasi theksoi se duhej ta bënin për tifozët.

Lexo edhe: 

Ndeshja:Të gjithë e dimë se kjo ndeshje sot nuk ishte një nga ndeshjet më të mirë, megjithatë objektivi u arrit, pasi jemi në vendin e parë. Do e analizojmë këtë ndeshje dhe do e shohim ku kemi ngec, pasi në këto eliminatore kemi bërë ndeshje perfekte, dmth jo në këto dy të fundit, por në të tjerat.”

Forma:Mungesën ndaj Çekisë e kam vuajtur jashtëzakonisht shumë, por me triumfin që bëri skuadra e kam shijuar shumë, pasi mu duke vetja sikur po luaja. Më këto ndeshje kush më shumë e kush më pak ka dhënë kontribut. Në çdo pozicion kemi nga tre lojtarë të gjithë janë më të mirë se njëri-tjetri.”

Pse ky rezultat, mos e keni nnvlerësuar? “ Jo aspak e kemi marrë seriozisht si çdo ndeshje tjetër. Megjithatë ky është një ekip që mbyllet mbrapa dhe normale është shumë e vështirë ta thyesh, megjithatë e morëm një pikë dhe jemi në krye të grupit, ndonëse na duhej fitorja për publikun tonë.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...