Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Jam gjallë”, Rudiger ia hedh me 20 qepje, ekziston një shans për El Clasico-n

Reali i Madridit e mbylli në barazim 1-1 duelin ndaj Shakhtar Donetsk dhe siguroi kualifikimin në 16 ekipet më të mira të Champions League dy javë përpara mbylljes së fazës së grupeve.

Antonio Rudiger evitoi humbjen e “Los Blancos” me golin e shënuar në minutat shtesë (i pari për të me Realin në Champions), moment gjatë së cilit pësoi një dëmtim të rëndë në kokë pas përplasjes me portierin kundërshtar.

Pas 20 qepjeve në vetull, mbrojtësi gjerman u shfaq i buzëqeshur në rrjetet sociale, aty ku shkruan: “Jam gjallë”. Rreth dëmtimit të tij foli edhe trajneri Carlo Ancelotti.

Dukej një dëmtim i rëndë, por për fat gjithçka është në rregull. Rudiger ka pësuar një çarje të madhe ne vetull, por situata nuk është serioze. Ai shënoi një gol tepër të rëndësishëm për ne.

Në fillim nuk e kuptoi mirë gjendjen e dëmtimit dhe donte të rikthehej në fushë, por kishte humbur shumë gjak. Fatmirësisht nuk është një dëmtim i rëndë”, deklaroi tekniku italian.

Ndërkohë, mediet spanjolle shkruajnë se Rudiger nuk ka probleme kockore dhe ka shanse të luajë në El Clasico-n ndaj Barcelonës (16 tetor), sfidë në të cilën mund të zbresë në fushë me maskë në fytyrë.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...