Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Jam i padobishëm…”, Klopp tregon se çfarë do të bëjë pas largimit

Lamtumira e Jurgen Kloppit me Liverpoolin në fund të sezonit ka shkaktuar shumë polemika prej disa javësh dhe me afrimin e datës flitet edhe më shumë për këtë temë në Angli.

Dhe, pasi trajneri gjerman siguroi se nuk do të drejtojë kurrë një klub tjetër në Angli dhe do të marrë një periudhë pushimi, u ngrit një pikëpyetje se si do t’i kalojë ditët Klopp. Në një intervistë për Sky Sports, ai vetë zbuloi disa detaje.

“Ka disa gjëra që Ulla (bashkëshortja e trajnerit) dëshiron që unë t’i mësoj. Do të ndjek kurse gatimi dhe kërcimi. Duhet të mësoj si të gatuaj diçka, edhe nëse bëhet fjalë vetëm për mëngjesin apo diçka të tillë… E di vetëm që kuzhina ekziston në shtëpi se nga aty vjen era, jam krejtësisht i padobishëm në punët e shtëpisë. Për herë të parë në gjithë jetën time, nuk e kam idenë se çfarë do të bëj dhe kjo është pikërisht ajo që dua”, tha Klopp.

Lexo edhe:

Me Liverpoolin në luftë për titullin anglez, gjermani pranoi se do të ishte e veçantë të largohej nga “Anfield” me këtë trofe.

“Do të doja t’u jepja njerëzve mundësinë për të festuar sërish diçka të veçantë. Jam shumë i lumtur që jemi në këtë garë”, përfundoi Klopp.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...