Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europë

“Janë të lirë të bashkohen në Zombie League”, Ceferin: Mendojnë se janë superiorë!

Në përvjetorin e 70 të UEFA-s, presidenti Aleksander Ceferin foli edhe njëherë në lidhje me Superligën. Numri një i UEFA-s, theksoi se të gjitha klubet janë të lira t’i bashkohen projektit të Superligës, apo ashtu siç e quajti Ceferin, “Zombie League”.

“Secili klub është i lirë t’i bashkohet një kompeticioni tjetër nëse dëshiron. Askush nuk mund t’i ndalojë dhe askush nuk iu ka thënë se është e ndaluar. Mund të bëjnë çfarë të duan dhe t’i bashkohen “Zombie League”.

Lexo edhe:

Kështu e quajnë tifozët anglezë ndërsa ka nga ata që e quajnë edhe “Pleonexia League”. Pleonexia, është dëshira për të pasur gjithnjë e më shumë para, fuqi, prestigj dhe për ata që e konsiderojnë veten superior.

Kjo fjalë përdoret për ata që kanë shumë dhe nuk iu intereson për të tjerët. Ata hiqen si më të mirët edhe kërkojnë të përfitojnë gjithnjë edhe nëse e shkatërrojnë pjesën tjetër. Prandaj janë të rrezikshëm, por tifozët e futbollit nuk janë budallenj. Tifozët e dinë se futbolli nuk është në shitje, por ëndrrat nuk mund të blihen”, u shpreh Ceferin.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...