Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Superliga, kundërsulm i A22 ndaj UEFA-s, 3 miliardë euro dëmshpërblim

Pas triumfit në Gjykatën e Drejtësisë që daton dhjetorin e kaluar, Superliga ka nisur krijimin e një turneu të ri (të ndryshëm nga ai i shpallur në prill 2021), por jo vetëm kaq.

A22, kompania që synon të sfidojë UEFA-n, po shkon më tej dhe po vlerëson nëse do të ngrejë një padi kundër organit më të lartë evropian të futbollit. Padia ka të bëjë me një kërkesë për dëmshpërblim për shifrën e frikshme 3 miliardë euro.

Arsyeja? Vonesa në interpretimin konkret të asaj që u prezantua gati 3 vite më parë. Vonesa për shkak të qëndrimit të mbajtur nga UEFA, e cila besonte dhe beson ende të ketë monopol në sferën organizative të garave të futbollit në Evropë.

Lexo edhe:

Huaja e rënë dakord me JP Morgan (dhe nuk u disbursua kurrë), të ardhurat e humbura nga të drejtat televizive, nga reklamat dhe të ardhurat e stadiumit…, gjithçka shkoi në tym dhe, sipas Superligës, UEFA është absolutisht përgjegjëse për të gjitha këto.

Prandaj po hidhet hapi për t’i kërkuar institucionit që drejtohet nga slloveni Ceferin mbi 3 miliardë dëmshpërblim.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...