Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

“Jo vetëm qarkullim topi”, Pedri: Trajneri na e vuri kusht…

Pedri realizoi dy herë në suksesin 5-1 të Spanjës përballë Irlandës së Veriut, që përkoi me miqësoren e fundit të kombëtares iberike përpara nisjes së Euro 2024.

Spanja është pjesë e grupit B bashkë me Italinë, Shqipërinë dhe Kroacinë. Dueli i parë do të zhvillohet ndaj kroatëve, në datën 15 qershor në “Olympiastadion”, Berlin.

SPANJË-IRLANDË E VERIUT 5-1

Mesfushori i talentuar, një nga pikat më të forta të Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, pas ndeshjes u shfaq i lumtur për gjendjen e tij dhe golat. Ndërkohë që nuk i kurseu elozhet për teknikun De la Fuente.

Jam shumë i lumtur. Trajneri na kërkoi të provonim të gjuanim nga jashtë zonës. Kam një raport shumë të mirë me De la Fuenten, një marrëdhënie që ka nisur nga Olimpiada dhe Spanja U21.

Ai më ka dhënë shumë besim që prej ditës së parë. I jam shumë mirënjohës, sepse besimi i trajnerit të jep forcë për t’u bërë edhe më i fortë”.

Lexo edhe:

21-vjeçari, i cili gjeti golat e parë me ekipin A të Spanjës, u përball me tri dëmtime gjatë edicionit të fundit. Që i mundësuan të humbiste jo pak ndeshje me Barcelonën dhe Kombëtaren.

Gjithsesi, Pedri është rikthyer në formën e tij më të mirë dhe po pret me padurim debutimin në Euro 2024 kundër Kroacisë së Zlatko Dalic.

Ndërkohë, dueli Shqipëri-Spanjë është programuar për datën 24 qershor. Në stadiumin “Merkur Spiel-Arena”, Dusseldorf.

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...