Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Julian Shehu: Barazimi rezultat jo i keq, por duhet të kishim fituar  

Lojtari më i mirë i ndeshjes Partizani-Laçi u përzgjodh Julian Shehu, autor i golit të kurbinasve, i shënuar me 11-metërsh. Në lidhjen me “Gol pas Goli”, Shehu deklaroi:

“Pa dyshim që ishte shumë e vështirë, ishim përgatitur për të marrë fitoren, i kishim mundësitë, por e lëshuam ndeshjen në pjesën e dytë. Partizani po sulmonte më shumë forca, na vuri në trysni dhe barazoi. Nuk them se është rezultat i keq, por kishim mundësi për të marrë fitoren.

Penalltia? Merremi vesh me njëri-tjetrin, besoja që do të shënoja dhe falë Zotit ia arrita.

Asnjë ekip nuk është perfekt, duhet të përmirësohemi në disa aspekte. Po të ishim përfektë, do të ishim në vendin e parë.

Trajneri nuk merret me emrat e përveçëm, por me ekipin, në përgjegjësi. Duhet të përmirësohemi si ekip. Trajneri na jep qetësinë e duhur, që tani e kemi dhe por reflektohet edhe me rezultatet.

Asgjë nuk është e pamundur, shpresoj të bëjmë të njëjtën rrugë si vitin e kaluar, gjithçka mbetet për t’u parë. Ekipi më i fortë? Përderisa Tirana është në vendin e pare, është ekipi më i fortë”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...